Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e AAK-së 2 prill 2020 Foto: Zyra e Presidentit

Haradinaj: Shkuarja në zgjedhje, e pamundshme dhe e paarsyeshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit konsulatativ me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se vlerësojnë se shkuarja në zgjedhje të reja aktualisht është e pamundshme dhe e paarsyeshme.

Haradinaj ka shtuar se më e sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Kuvend, së shpejti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mendon se më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në Parlament së shpejti, pra kurdo që është e mundshme, sesa me vazhdu me gjendjen me një qeveri të shkakruar nga Parlamenti. Njëkohësisht nuk e shohim të mundshme dhe në rregull shkuarjen në zgjedhje në këtë kohë, pra menjherë”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se qeveria e re mundet të jetë për një kohë të caktuar në pushtet.

“Qeveria e ardhshme mundet me qenë një afat kohor, e përkohshme ta zëmë osë një kohë të caktuar, por shpalljen e zgjedhjeve tash e shohim të pamundshme dhe të paarsyeshme”, tha kreu i AAK-së.

Haradinaj shtoi se qeveria në detyrë duhet t’i ushtrojë funskionet e saj në përjashtim të bërjes së ligjeve.

Ai tha se AAK-ja nuk vendos kushte për ta ndihmuar vendit në këtë kohe krize, për të pasur qeverinë e re.

“Mujm me përkrah një qeveri edhe pa qenë pjesë e saj. Personalisht, nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, u shpreh Haradinaj.