Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Artan Venharit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Artan Venharit, i vdekur të shtunën në një aksident me paragllajd në Prizren.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Artan Venharit na tronditi të gjithëve. Sot, në vizitë ngushëlluese në familjen e respektuar Venhari, për ta ndarë dhimbjen për humbjen e birit të tyre. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Venhari ishte edhe anëtar i Bordit Drejtues të Instutit Demokraci për Zhvillim, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e anëtarit të Bordit Drejtues të Institutit Demokraci për Zhvillim, Artan Venhari. Në emër të anëtarëve të Bordit Drejtues dhe stafit të Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D), i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Venharit. Të qoftë i lehtë dheu Artan”, thuhej në njoftimin e D4D.

Venhari ishte edhe trajner në Federatën Aeronautike të Kosovës, ndërsa i lënduari ishte po ashtu pjesë e kësaj federate.

Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.

Artan Venhari, i vdekur në aksidentin e sotëm me paragllajd

www.kallxo.com