Albin Kurti & Ramush Haradinaj Foto: KALLXO.com

Haradinaj refuzon të takohet me Kurtin

Ish kryeministri Ramush Haradinaj tha në një konferencë për media se kryeministri Albin Kurti i ka dërguar atij sot urgjent një letër për takim.

“Zoti Kurti sot më ka dërgu një letër urgjent në parlament për takim, dje ka dalë në konferencë për shtyp e ka lajmëru vendimin për temën të cilën unë iu kam drejtu kushedi sa herë publikisht, ai sot më dërgon mua letër e kërkon takim edhe i jep oraret i jep datat.” tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se e refuzoi këtë takim, e po ashtu tregoi përbajtjen e letrës që i ka dërguar Kurtit ku i ka thënë se është i interesuar për të biseduar për tema të interesit nacional.

“Ju kam drejtuar disa herë publikisht ju nuk keni gjetur kohë ose nuk e keni parë të rëndësishme për të më ftuar për konsulltë për një temë për të cilën realisht kam kontribuar edhe pasi që ke marrë vendimin kërkooni takim sa për sy e faqe kjo është ma shumë se ofendim”, tha Haradinaj duke shtuar se ftesa është dashur të bëhet para vendimit, jo vetëm me të, por edhe me partitë tjera. /21Media