Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj reagon për vrasjet në Gllogjan: Të zbulohen autorët e këtij veprimi kriminal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë.

Haradinaj ka thënë se është i trishtuar nga ky akt dhe ka kërkuar nga organet e rendit që “sa më parë të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”.

“Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)