Foto: Ramush Haradinaj, Facebook

Haradinaj reagon për përjashtimin nga 'Defender Europe 2023'

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi i NATO-së “Defender Europe ’23”.

“Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe ‘2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?”- ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka fajësuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin se kanë kthyer përmbys sukseset e Kosovës.

“Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë”- ka thënë Haradinaj.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se në mungesë të reagimit nga Qeveria e Kosovës në këtë kërkesë të SHBA-së dhe në mungesë të çfarëdo shenje se qeveria po punon në shtendosjen e situatës në veri, SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe ’23”.

Po ashtu, “do të ndalim githa përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në njohje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare”.

Kriza në veri – Sanksione serioze të SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtohemi nga Defender 23