Haradinaj reagon për hartën e UEFA-së ku Kosovës nuk i vendosen ngjyrat e flamurit të Kosovës

Gjatë ditës se djeshme, institucioni evropian i futbollit, UEFA përmes një video qe ka publikuar për skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin evropian 2024, në hartën e Republikës së Kosovës nuk ia ka vendosur ngjyrat e simboleve të shtetit të Kosovës, por vetëm i ka vendosur disa pika me ngjyrë të kuqe.

Ndërsa pjesën tjetër të të hartës e ka lënë krejtësisht me ngjyrë të kaltër, njëjtë sic është e ngjyrosur edhe harta e shtetit fqinjë, Serbisë.

Kjo ka ngritur shqetësime të shumta në Kosovë.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga UEFA që të respektoj Kosovën duke i quajtur të papranueshme prezantimin që iu është bërë Kosovës.

‘’UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme’’ ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka pasë ndonjë reagim nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.