Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj reagon pas vjedhjes së bustit të aktivistit të LDK-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vjedhjes së bustit të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, në Pejë.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se është një akt i shëmtuar dhe kërkoi zbardhjen e këtij rasti.

“Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet”, ka shkruar Haradinaj.

Busti i Hajdarajt është vjedhur gjatë ditës së djeshme dhe qëndronte në oborrin e shkollës që mbante emrin e tij në Pejë.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës. Ai është vrarë në hyrje të banesës së tij në Pejë