Haradinaj: Qeveria Kurti do të jetë zhgënjim 

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka shprehur dyshime tek aftësitë menaxheriale të  kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë që qeveria Kurti do të jetë një zhgënjim për qytetarët e Kosovës.

“Çdo herë kam thënë që kam dyshim në aftësitë e tij menaxheriale, mendoj që do të jetë një zhgënjim kjo qeveri, këtë nuk e kam thëne për arsye të caktuara personale, por e kam thënë në bazë të vlerësimit të punës duke i njohur edhe  rrethanat tek z. Kurti dhe koalicioni nuk mendoj që do të jetë qeveri që do t’i përmbushë pritshmërinë e qytetarëve, do të jetë zhgënjim”, tha Haradinaj.

Duke përmendur fitoren në pavarësinë energjetike, Ligjin e Pagave, ushtrinë, Haradinaj tha që qeveria e re do të jetë shumë e dobët.

Mirëpo ai është shprehur i gatshëm që të takohet me Kurtin, edhe pse për partinë e tij ka thënë që preferon opozitën.

Haradinaj i gatshëm ta takojë Kurtin