Haradinaj publikon listën e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet e Shkurtit 2025
11.12.2024 - 19:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së, për Zgjedhjet Parlamentare të 09.02.2025.
AAK- ja në Zgjedhjet Qendrore është në koalicion me partinë NISMA.
Listës i prin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa numri dy i kësaj liste i është ndarë liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pjesë e listës për garën për deputet është edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Ramush Haradinaj listën, me të cilën do të garojë në këto Zgjedhje, e ka quajtur “Lista e Kosovës fituese”.