Haradinaj: Pse me pasë zgjedhje të reja?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që në Kosovë nuk duhet të ketë zgjedhje të reja.

“Pse me pasë zgjedhje? Zgjedhjet janë të mira, nëse ky Parlament s’mund të krijojë shumice parlamentare. Por nëse  s’ka (shumicë parlamentare), duhet shkuar në zgjedhje”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Sipas Haradinajt aktualisht në Kosovë ka gjasa reale për të krijuar një shumicë parlamentare.

Haradinaj është shprehur i gatshëm që votën e tij t’ia ofrojë LDK-së nëse dëshiron të formojë Qeverinë.

“Nëse Vetëvendosje nuk mund ta krijojë shumicën parlamentare dhe LDK kërkon ndihmë, do ta përkrah, e kam thënë edhe më herët”, tha ai.

Qeveria Kurti është rrëzuar më 25 mars nga një mocion i mosbesimit të iniciuar nga partneri i koalicionit qeveritar – LDK.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thirrur në takim më 1 prill kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për të biseduar për hapat që duhet marrë pas rrëzimit të Qeverisë.