Foto: Ramush Haradinaj, Facebook

Haradinaj pritet në Departamentin e Shtetit nga Gabriel Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Haradinaj ka thënë se në takimin në Departamentin e Shtetit ka përseritur përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haradinaj.