Haradinaj prezanton aderimin e dytë brenda ditës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar edhe për një anëtarësim të ri në partin e tij.

Nga sot, pjesë e AAK-së, sipas tij do të jetë Leonora Rrecaj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohës avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, ka shkruar Haradinaj në “Favebook”.

Resul Sinani largohet nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt

www.kallxo.com