Haradinaj: Presim t`i fitojmë deri në 10% të votave

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, njëherit kandidat nga kjo parti për postin e presidentit, ka deklaruar se presin që t`i fitojnë rreth 10 për qind të votave.

Ai ka deklaruar se dëshiron bashkëpunim me të gjitha partitë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur deri të 2/3 e votave në Kuvendin e ri të Kosovës, për postin e presidentit.

“Presim rezultatin, pra deri në fund të procesit zgjedhorë, që të gjithë të ndihen të respektuar në këtë proces. Ne i pamë EXIT-Polet, por kanë një shpërputhje. Ne i kemi deri tash rreth 10%. Shpresojmë që edhe ashtu do të mbyllet. Pra kjo është pritja jonë reale në këto zgjedhje duke pas parasysh trendin që kemi parë. Jemi deklaruar që nuk kemi vija të kuqe, pra edhe për Vetëvendosjen, as për ndonjë subjekt tjetër politik. Varet prej vullnetit të forcave politike, a janë të interesuara për një bashkëpunim për t`i krijuar 2/3, nuk është proces i lehtë. Ne jemi të interesuar që të arrijmë një bashkëpunim me forcat politike që dëshirojnë me i arrit 2/3 për me mujt me pas Kosova institucione të qëndrueshme”, deklaroi Haradinaj në një konferencë për media.

“Fituesit e kanë përgjegjësinë me e kriju shumicën e 2/3-ve, ne do të vazhdojmë me mbet vigjilent… deri në certifikimin e rezultateve. Tani jemi pas zgjedhjeve, mirëpo vërtetë e falënderojmë diasporën, pra ju jemi mirënjohës për angazhimin e vet. Dëshirojmë te kemi pra rezultatin final, të plotë, të saktë, të pranuar në mënyrë që të lëvizim përpara”, tha ai.