Haradinaj pi çaj "rusi" me Agim Veliun në Podujevë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar një vizitë në Podujevë, ku me degën e partisë ka vendosur ta përkrahin kandidatin e LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Komunës, që të pijë çaj në njërën prej çajtoreve në këtë qytet.

Përveç me qytetarët, Haradinaj ka pirë çaj edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe ish-kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Më 15 mars do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Në garë për kryetar të Komunës së Podujevës janë tre kandidatë: Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Sot, dega e AAK-së ka marrë vendim që në këto zgjedhje ta përkrahë kandidatin e LDK-së.