Agim Ramadani - FOTO RTK
Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22-vjetorin e rënies së tij
11.4.2021 - 12:10
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar komandantin Agim Ramadani në 22-vjetorin e rënies së tij.
“Betejat bëhen nga Heronjtë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
I pari i AAK-së ka kujtuar luftëtarët e UÇK-së që kanë thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë të prirë nga Agim Ramadani, si Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.
“E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj”, ka përfunduar Haradinaj.
Ditë më parë, më 9 prill, u shënua edhe përvjetori i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar nga Brigada 138 e UÇK-së.