Ramush Haradinaj - Arkiv - FOTO KALLXO

Haradinaj për emërimin e Lajçak: BE po e ngec procesin e dialogut

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se emërimi i Miroslav Lajçak si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ngec procesin.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Twitter, duke shtuar se Amerika ka një rol kresor në dialog.

“Këshilli Europian sapo njoftoi për emërimin e Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë fazë finale madhështore dhe me një rol kryesor të  Amerikës, Bashkimi Evropian po e ngec procesin”, tha Haradinaj.

Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës dhe të kontribuojnë në konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Dialogu Kosovë – Serbi është ndërprerë pasi që Kosova i vuri tarifën 100 për qind në vitin 2018.

https://kallxo.com/lajm/miroslav-lajcak-emerohet-perfaqesues-i-ri-special-i-be-se-per-bisedimet-kosove-serbi/