Haradinaj pas takimit me Ramën: E përkrahi temën e Ballkanit të Hapur pas njohës së Kosovës nga Serbia

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit që mbajti me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se kanë diskutuar tema për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Haradinaj tha se e ka falënderuar Ramën për ardhjen në Kosovë ku sipas tij ka shumë zhvillime në Kosovë e rajon.

“E shfrytëzova rastin me i diskutu temat aktuale”, tha Haradinaj duke shtuar se ka diskutuar për situatën në veri dhe për hekurudhën Kosovë – Durrës.

Haradinaj tha se nuk ka pasur mundësi për ta hapur temën e Ballkanit të Hapur.

“Nuk patëm rast me diskutuar e mirëpres Ballkanin e Hapur pas njohjes së Kosovës nga Serbia”, tha Haradinaj.