Foto: Arkiv

Haradinaj pas takimit me Limajn: Ka disponim për koalicion

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot takim me Liderin e Nismës Fatmir Limaj.

Këshilltarja e Haradinajt, Donjeta Gashi për rtv21.tv ka thënë se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit të politike në vend.

Një gjë të tillë është e ka pohuar edhe Haradinaj, por që ka thënë se ka disponim për koalicion.

“Po, disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtes”, është shprehur Haradinaj pas takimit.

Haradinaj dhe Limaj ish partnerë qeverisës në Qeverinë PAN, ndërkohë Haradinaj për zgjedhjet e ardhshme ka arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në.