Arkiv - Nasim Haradinaj - OVL e UÇK-së

Haradinaj: Pas konferencës kam udhëtuar për në Shqipëri, gjatë kthimit më përcillte një makinë

Naim Haradinaj, gjatë dhënies së mbrotjes së tij ka thënë se pas konferencë ka udhëtuar për në Shqipëri për një pushim bashkë me familjen.

Ai është pyetur nga ana e avokatit nëse ai personalisht ka thirrur në telefon ndonjë emër të ndonjë dëshmitari që është përmendur në ato dokumente.

“Jo asnjëherë nuk kam tentuar që të telefonojë ose të vendosi kontakt me ndonjë emër të ndonjë dëshmitari që është përmendur në ato paketime”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë kohës sa ka qëndruar në Shqipëri Haradinaj ka thënë se ka pasur edhe kontakt me personat e tjerë të OVL-UÇK-së.

Ai ka thënë se në momentin ku ZPS-ja kishte ardhur të merrte pakot, ai nuk ka qenë aty. Ai thotë se gjatë kohës sa ishte në Shqipëri nuk ka pasur kontakt nga ZPS-ja.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë kohës sa ishte duke ardhur nga Shqipëria e ka vërejtur se një veturë po e përcillte.

“Në momentin që i ka sjellë dokumentet personi ka thënë se do të sillte prapë të tilla. Faton Klinaku ka tentuar që të kapte dërguesin e paketave por nuk ka arritur që ta bënte këtë”, tha Haradinaj.

Haradinaj është duke dhënë mbrojtjen e tij para Gjykatës Speciale.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.