Haradinaj para studentëve të huaj: Taksa nuk do të largohet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës.

Haradinaj foli për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e që sipas tij, kjo marrëveshje nënkupton njohjen e kufijve ekzistues.

Ai gjithashtu tregoi vendimin e tij të marr një muaj më parë për lirimin nga posti i kryeministrit pasi që kishte marr një ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Më tutje, ai nuk la pa përmendur edhe taksen, duke qëndruar pas vendimit tij të marr në dhjetor të vitit të kaluar.

Nga zyra e Kryeministrit, Haradinaj ka folur për sloganin e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme.

“Në këtë kohë Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe mundohen të gjejnë pretekst që të mos shfaqen në tavolinë. Mendoj se arsyetimi i tyre tani është taksa, mendoj se e vërteta duhet të dalë në shesh dhe e vetmja gjë që ka mbet është njohja mes dy shteteve. Koncepti jonë është 100 % shtet, 100 % Kosovë”, tha kryeministri në detyrë.

“Nuk do të largohet tarifa deri sa të arrihet marrëveshja”, shtoi Haradinaj.

Kryeministri i dorëhequr nga të rinjtë u pyet edhe për punën që është bërë deri sot gjatë qeverisjes së tij në luftën kundër korrupsionit.

Ai u shpreh së, nuk ka mundur të ‘godas’ aq sa është dashur korrupsionin, por që përmendi vendimet e tij – dyfishimi i rrogave të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ngritja e aktakuzave edhe ndaj zyrtarëve të lartë.