Ramush Haradinaj para kadetëve të FSK-së

Haradinaj para kadetëve të FSK-së: Nuk po presim luftë, por në Ballkan kurrë nuk përjashtohet lufta

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes në një vjetorin e miratimit të ligjeve që e shndërruan FSK-në në Ushtri të Kosovës.

“Me ketë ka filluar një epokë e re e ushtrisë dhe vendit tonë. Kosova ekziston në partneritet me palët e jashtme me misionin e NATO-së në Kosovë, është mision me të cilin Kosova bashkëvepron. Besoj që sot pas një vit mund t`i premtojmë qytetarëve dhe partnerëve tanë se po shkojmë në hapa te sigurt në hapa të duhur”, tha Haradinaj.

“Duhet të shpreh falënderim për Ministrinë e Mbrojtjes dhe oficerët komandues të prirë nga gjeneral Rama. Ne jetojmë në Ballkan dhe në Ballkan kurrë nuk përjashtohet lufta, jo që po e presim ndonjë luftë por ne duhet të jemi të zotë që të mbrohemi”, u shpreh Haradinaj.

“Ju siguroj që gjithë jetën tuaj do të jeni krenar me vendimin për të qenë ushtar për të përballuar sfidat dhe për t`i shërbyer vendit. Në ketë rast ju uroj festat e fundvitit. Dëshiroj të ndaj medalje për shërbim ndaj atdheut, medaljen Gjergj Kastriot Skënderbeu ta ndaj për gjeneral Ramën”, tha Haradinaj gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes.

Komandanti Rrahman Rama tha se këtë medalje i dedikon Forcës se Sigurisë së Kosovës.

“Ishte një angazhim shtesë për FSK-në, ne do të jemi gjithmonë të gatshëm për çfarë do vështirësie dhe të kontribuojmë në misione paqeruajtëse”, tha Rama.

Ramush Haradinaj para kadetëve të FSK-së
Kadetë të FSK-së