Haradinaj ngushëllon vdekjen e ish-Presidentit të Francës

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar për vdekjen e ish-Presidentit francez Jacques Chirac.

Ai tha se Kosova do ta kujtojë gjithmonë Presidentin Chirac për mbështetjen e fuqishme për të ndaluar gjenocidin në vitin 1999, si dhe për intervenimin e NATO-s

Ish-Presidenti i Francës, Jacques Chirac, ka vdekur sot në moshën 86 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi dhëndri i tij.

Chirac ka shërbyer për dy mandate si President i Francës, në vitet 1995-2007, në kohën kur Franca iu bashkua valutës së përbashkët europiane Euro si dhe në kohën kur NATO, pjesë e së cilës është edhe Franca, ndërmori fushatën ajrore të bombardimeve ndaj Serbisë e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.