Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Arzana Krajës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Haradinaj ka shkruar se arti i Krajës i ka dhënë shumë Kosovës.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar kryeministri  në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja  është gjetur e vdekur në sot paradite në Lagje “Kalabria” në Prishtina. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.