Arkiv

Haradinaj: Nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e pavarësisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët.

“Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë 244 vjetorin e fitores. Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve”, ka shkruar ai.

“Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë!”, ka shtuar Haradinaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 244 vjetorin e pavarësisë.

Gjatë ditës, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe politikanë tjerë vendor kanë uruar ShBA-të për përvjetorin e tyre të pavarësisë.