Haradinaj në tubim i bën “diss-a” PDK-së, LDK-së e LVV-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së nuk kurseu fjalët për oponentët politikë në një tubim në Viti

Haradinaj bëri shaka me idenë e Kadri Veslit për luftën ndaj korrupsionit.

“Kadria thotë e luftoj korrupsionin po më doket si 1 prilli kur po flet a”, tha ai.

Ai kritikoi edhe LDK-në se është frikësuar nga PDK-ja.

“Pe ni LDK-në e sotme tu thanë e çkapim shtetin, përbesë nuk e tutin macen prej psheshit. Kjo LDK-ja e sotme nuk guxojshin me u ndi prej Hashimit prej Kadrise e prej atyne i bojshin rresht”, tha ai.

Ai pati diçka për të thënë edhe për liderin e LVV-së, Albin Kurti.

“Albini po thotë dojmë me e kthy edhe një herë komunizmin. E ka provu Enver Hoxhaj e Fidel Kastro…”, tha ai.

AAK po garon së bashku me PSD-në në zgjedhjet e 6 tetorit.