Haradinaj në telefon me Cakajn, flasin për marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka biseduar me anë të telefonit me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakaj.

Haradinaj- Stublla, ka thënë se mardhëniet Kosovë- Shqipëri nuk lëvizin ndërsa më Cakajn konfirmuan edhe njëherë vullnetin e dy shteteve për të realizuar detyrat shtetërore e kombëtare.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë. Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ministrjes së MPJ-së.