Haradinaj në takim lamtumirës më komandantin italian Paolo Pelosi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU) në kuadër të KFOR-it, kolonel Paolo Pelosi.

Haradinaj dhe Pelosi janë takuar në një takim lamtumirës, ku Haradinaj ka falënderuar për punën dhe kontributin e tij të deritanishëm në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se njësia e karabinierëve italianë kanë ofruar ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Njësia e Karabinierëve italianë ne kuadër të KFOR-it ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë dhe në bashkëpunim të mirë me institucionet e vendit, kanë ofruar ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për këtë kontribut u jemi mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj.