Haradinaj në Rahovec kërkon mbështetje për vreshtarët dhe venarët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se shpreson që Ministria e Bujqësisë do t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahoveci.

Kjo pasi sipas tij ata po vazhdojnë të kenë probleme të shumta me shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij.

“Ministri Mustafa do ta ketë mbështjetjen e Grupit tonë Parlamentar dhe besoj të të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejë zgjidhje për këtë rast, sikurse edhe për rastin e qumshtarëve që po përballen me shumë vështirësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministria e Bujqësisë drejtohet nga ministri Besian Mustafa, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

Publiée par Daut Haradinaj sur Samedi 12 septembre 2020