Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj në një tavolinë me Sekretarin amerikan në 'Lutjet e Mëngjesit'

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është duke marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në ShBA, ka ndarë tavolinën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Haradinaj ka thënë se me Pompeon kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë.

“Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradianj ka shtuar se ka siguruar sekretarin Pompeo se Kosova qëndron e palëkundur në besimin se Kosova dhe ShBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

“Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar Haradinaj.