Haradinaj në Kuvend: Vonesat për krijimin e institucioneve bien mbi VV-në

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka hyrë në Kuvendin e Kosovës për t’i shoqëruar deputetët e partisë së tij.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme.

“Kam dhënë dorëheqje, edhe në KQZ edhe në Sekretariat të Kuvendit (për të mos qenë deputet). Jam në shoqëri të kolegëve deputetë”, tha ai.

Haradinaj është pyetur edhe për mosarritjen e marrëveshjes për koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

“Është më rëndësi që grupet parlamentare, në këtë rast fituesi i zgjedhjeve të kryej krejt veprimet që të konstituoet Kuvendi, duhet me ndodhë kjo. Vonesat tash e tutje bien mbi VV-në dhe z. Kurti”, u shpreh ai.

Sa i përket mosmarrëveshjeve mes VV dhe LDK-së, Haradinaj ka thënë se për këtë çështje duhet të pyeten vetë ata.

“Përgjegjësia për me i kriju institucionet bie mbi fituesin e zgjedhjeve, nuk bie mbi të dytin ose të tretin. Këtë e them edhe nga përvoja”, tha ai.

Ndërkohë, tashmë ka nisur seanca konstiuive e Kuvendit të Kosovës, me këtë rend dite:

1.Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2.Dhënia e betimit të deputetëve,

3.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

KALLXO.com është duke transmetuar LIVE seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca Konstituive#Kuvendi

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 26 décembre 2019

.