Haradinaj: Në janar dhe shkurt s'ka pengesa për buxhet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ekziston rreziku që në muajin shkurt dhe janar të ketë pengesa të funksionimit të buxhetit.

“Sipas ligjeve të Kosovës , 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet. Ekziston një procedurë që Qeveria me i kërku parlamentit për shfrytëzimin e 1/12 për marsin. Më 1 prill përfundon edhe s’ka mundësi tjera.  Për janar dhe shkurt s’ka pengesa të funksionimit të buxhetit”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë sot.

Sot, Qeveria në këtë mbledhje ka ndarë fonde për koalicionin kundër ISIS-it.

Miratimi i buxhetit 2020 pret qeverinë e re

www.kallxo.com