Haradinaj në Deçan: Aleatët na kanë lënë hapësirë për vendime të mëdha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat e AAK-së në Deçan.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, para bashkëvendasve të tij, ka përmendur disa nga vendimet e tij që kishte marrë në krye të ekzekutivit, për të cilat ka thënë së nga aleatët i është lënë hapësira për vendime të mëdha.

“Krahas vendimeve të rëndësisë jetike dhe përballjen për ndalimin e projekteve të rrezikshme për vendin, vëmendjen asnjëherë nuk e kemi larguar nga transformimi i brendshëm ekonomik”, ka shkruar Haradinaj, të dielen.

“Strukturat e AAK-së në Deçan i japin krah konceptit fitues 100% shtet, për të hyrë sigurtë në etapën e gjenerimit të resurseve të vendit dhe vendosjes së një shoqërie të drejtë”, vazhdon tutje kryeministri në dorëheqje.