Ramush Haradinaj - AAK

Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar e forcuar Ushtrinë

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, tha Haradinaj, gjatë vizitës në Skenderaj.

Ai shtoi se u zotua se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin e lartë.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe anëtarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”, shtoi ai./ 21 Media