Haradinaj mirëpret marrëveshjen për targa, kërkon përmbyllje të procesit me njohje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për tabela të makinave.

Haradinaj ka kërkuar që tani të përmbyllet marrëveshja për njohje me lidership amerikan.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa.  Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”- ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka qenë kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti për mosrespektim të kërkesës amerikane që të shtyhej afati për tabela për 10 muaj.

Kosova dhe Serbia kanë arritur sonte marrëveshje lidhur me çështjen e targave.

Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Sipas tij, Serbia do ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me riregjistrim të automjeteve.