Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj mbledh Qeverinë, merren disa vendime buxhetore

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar mbledhje të kabinetit qeveritar për ditën e nesërme.

KALLXO.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së nesërme ku figurojnë mbi dhjetë pika, ku kabineti qeveritar pritet të marrë disa vendime.

Haradinaj ishte kritikuar për ftesat për mbledhje te kabinetit qeveritar pas dorëheqjes që kishte dhënë në korrik të këtij viti.

Ai kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse ka të drejtë të marrë vendime, mirëpo kjo e fundit nuk e kishte pranuar për shqyrtim pyetjen e Qeverisë.

Zyrtarë të LVV në të kaluarën kanë deklaruar se vendimet e Qeverise Haradinaj që nga dita e dorëheqjes do të anulohen.

Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)