Haradinaj: Masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për 23 vjetorin e masakrës në Reçak ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i këtij fshati.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal që shënoi momentin vendimtar të kthesës gjatë luftës për liri e pavarësi.

“Le të mbetet ky krim, në kujtesën historike me uratën që mos t’i ndodh asnjë populli, ajo që ju ndodhi shqiptarëve në fund të shekullit njëzet”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’.