Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: LVV po aplikon model të korrupsionit të lidhjeve të shkurta ‘dostat’

Lideri i AKK-së Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme lidhur me rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit tashmë të suspenduar të KEK-ut. Është shprehur se LVV ka aplikuar model të korrrupsionit të lidhjeve të shkurta.

“Disa herë kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin LVV është përcaktuar. LVV ka apliku një model të korruspisonit të lidhjeve të shkurta”- u shpreh ai.

Sipas tij, kur në një bord ka interesa financiare, aty vendosen dostat, të cilët Kurti i ka intervistuar personalisht.

“Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat, ata që janë dosta të vendimarrësve, të kryeministrit që personalisht i kanë intervistu këta. Kurti i përkrah këta pasi e ka përcaktim lidhjen e shkurt si lloj korrusponi”- u shpreh ai.

Sipas tij, Kurti ka intervistu personalisht edhe anëtarë bordi të ujësjellësve dhe se askush nuk ka marr pozita ne vende ku ka interesa financiare pa u intervistuar prej Albin Kurtit.

Haradinaj tutje theksoi se Kurti beson që vetëm dostat që ka emëruar nuk janë të korruptuar.

“Kurti është shefi i të korrupturave, krijues i modelit lidhje e shkurtër ‘dostat’. Ai ka besu se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar dhe nëse prokurori nuk është dost, është i korruptuar”- shtoi ai.

“Për njërin prokuror njëherë, kryeministri Kurti i ka ngri këmbët një vend vetëm për faktin se atij i është kërkuar raport për një material që e ka marr në kryeministri, për dosjen e veteranëve”- shtoi Haradinaj.

Lideri i AAK-së potencoi se kryeministri po mbron njeriun e arrestuar e jo prokurorin sepse është i shantazhuar, e ka një zor të madh.