Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj - Kurtit: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Alenacës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të kërkojë zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se situata është serioze.

“Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO.  Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka thënë retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme dhe se Kurti duhet të veprojë sipas procedurave në formë institucionale.

“Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shtuar Haradinaj.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë krerë të ndryshëm të Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO si garanci për paqe në rajon.