Haradinaj kujton ushtarët e UÇK-së të rënë në Pashtrik

Ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinit, tani kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ushtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mervete Maksutaj.

“Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre. Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

“Disa dhjetëra kilometra më larg, djemtë e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë. Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice. Lavdi!”, thuhet në në fund të postimit të tij.