Haradinaj kujton masakrën në Rezallë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në fshatin Rezallë.

Në postim Haradinaj ka shkruar për të kaluarën e vendit dhe gjakun e dëshmorëve e martirëve.

“Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.
Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjes sonë për drejtësi.
Përulem para sakrificës, përjetësisht!
RH