Haradinaj kujton ditën kur është liruar nga Gjykata në Hagë

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar ditën kur është liruar për të dytën herë nga Gjykata në Hagë.

Haradinaj ka shkruar se 8 vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e tij dhe e bashkëluftëtarëve të tij.

“Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka shkruar se beson edhe në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë.

“Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen. Historia shkruhet vetëm një here”, ka shkruar Haradinaj.