Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj kujton 22-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës

Në 22-vjetorin e vrasjes së 35 personave në oborrin e shkollës në fshatin Bukosh të Suharekës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.

“Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se të rënët për liri e obligojnë Kosovën që të mos ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar.