Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj - Konjufcës: Po shko bre në hamom - VIDEO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca duke i thënë “Shko në hamom”, pasi Konjufca nuk u pajtua me gjuhën që përdori Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në fjalën e tij ka shprehur pa kënaqësi lidhur me mos përfshirjen e rritjes së pensionit të veteranëve në këtë projektligjin për pagën minimale.

“A është në rregull me i nda veteranët kur e rrisin pagën minimale a s’osht. Është turp për ty Glauk Konjufca, djalë i sherif Konjufca dhe turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin e krejt qeta tjert duhet me ju ardhë marre çka jeni tu bo”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga ministri i financave, Hekuran Murati që të tërheqë këtë projektligj.

“Nuk keni me mujtë me kalu këtë ligj se po doni me bo lojë, hajde deri ku po shkojmë. Le ta hekë Murati këtë ligj, ai që e ka pru le ta hekë. Mos luni me këto sene, duhet me ju ardhë marre pse e keni pru punën me u bo kjo bisedë”, tha Haradinaj.

“Nalnu sa nuk është bo ma keq, sa nuk keni shku ma thellë. Ma mirë është mu nalë sot se sa nesër”, shtoi ai.

Kryeparlamentari Konjufca ia ka rikujtuar Haradinajt që parlamenti i ka rregullat e veta dhe i ka kërkuar ish kryeministrit që të ruajë qetësinë.

“Po shko bre në hamom”, ju kundërpërgjigj Haradinaj.