Haradinaj kërkon nga qeveria që të përkrah komunën e Gjakovës dhe Rahovecit pas reshjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë komunën e Gjakovës dhe Rahovecit pas reshjeve të mëdha të shiut.

“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore”- ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Hardinaj ka thënë se janë në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.