Haradinaj kërkon informata nga BQK për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar informata të detajuara nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar edhe faktorët në bazë të së cilëve është marrë ky vendim.

“Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”, ka shkruar Haradinaj.

Agan Hajdarhoxha, organizator i protestës së mbajtur sot para Bankës Qendrore të Kosovës së bashku me një ekspert të komunikacionit dhe dy protestues të tjerë janë ftuar në takim nga guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, në lidhje me protestën e mbajtur.

Ai ka treguar se në këtë takim ata kanë shpalosur gjashtë kërkesat e tyre që kërkojnë të plotësohen.

“U dakorduam të hënën të dorëzojmë gjashtë kërkesat tona që i kemi ,t’i dorëzojmë të protokolluara dhe na premtuan se do të marrim përgjigje brenda tri ditëve për secilën kërkesë veç e veç”, ka thënë Hajdarhoxha.

Ai ka shtuar se gjashtë kërkesat e tyre janë:

1.Pezullimi i vendimit të ri  ose kthimi i vendimit të gjendjes fillestare.

2.Shqyrtimi i vendim të ri të BQK-së me shoqatën e sigurimeve.

3.Zhivllimi i një ankete me qytetarët  e Kosovës ku do të  ndihmojmë edhe ne si grup.

4.Qasje në takimet dhe diskutimet ndërmjet BQK-së dhe shoqatës së sigurimeve, qasje e një anëtari

5.Marrveshje sa më të favorshme për gjepin e secilit qytetar.

6.Vendimi i ri të mos merret pa dijeninë e askujt

Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk plotësohen këto kërkesat, do të vazhdojnë me protesta më të ashpra.

“Ata premtuan se do ta shqyrtojnë secilën kërkesë brenda tri ditëve, në të kundërtën ne do të vazhdojmë përsëri me protesta, protestat e ardhshme do t’i ndalim veturat në rrugë, do të ketë protesta më të ashpra ndaj këtij institucioni’, ka thënë Hajdarhoxha.

Një protestë paqësore është mbajtur sot nga grupi “Merakli t’kerreve”, para Bankës Qendrore të Kosovë, për të kundërshtuat vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%.

“20% është shumë për ne”, “BQK riktheni çmimin e vjetër”, “BQK mendo për neve”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve para BQK-së.

Përfaqësuesi i grupit “Merakli t’kerreve”, Agan Hajdarhoxha ka thënë se kjo protestë është e qytetarëve të cilët po e kundërshtoj ngritjen për 26% të sigurimit të automjeteve.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi i veturave por vetëm të kthehet vendimi siç ka qenë. BQK duhet të marr masa dhe të kthej vendimin siç ka qenë, tani për të regjistruar një veturë duhet minimum 300 euro, rroga mesatare në Kosovë nuk e kalon shifrën prej 230 eurove, imagjinoi çka hekë ai qytetar me regjistru tash një veturë”, ka thënë Hajdarhoxha.

Ai tutje ka shtuar se kjo protestë është paqësore dhe apolitike, dhe po mbahet vetëm në interesat e qytetarëve të Kosovës.