Haradinaj: Kam kërkuar që të ndryshohet forma e themelimit të Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se është faji i Prokurorisë që dokumentet janë publikuar.

“Është faji juaj që dokumentet kanë dal publikë në opinion”, ka thënë Haradinaj.

Rasti për çështjen e dëshmitarëve është rikthyer përsëri në diskutim, pas një videoje të publikuar në seancë ku shihet se si Haradinaj dhe avokati Tom Gashi flasin për ketë çështje gjatë një interviste në një medium.

Haradinaj ka thënë se kush janë dëshmitarët e di shumë mirë prokuroria.

“Emrat e dëshmitarëve i din ti personalisht bashkë me shokët e tu”, ka thënë Haradinaj në drejtim të prokurorit.

Në atë video flitet edhe për disa dokumente, në lidhje me ketë prokurori ka pyetur Haradinajn nësë këto dokumente janë ato që janë dërguar në OVL.

Lidhur më këtë pyetje Haradinaj ka thënë se nuk i komenton deklaratat e avokatit Gashi.

“Zotëri Gashi vjen këtu për të dhënë dëshmi, kur të vjen ju mund ta pyetni vetë atë, unë nuk jap komente për deklaratat e tij”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk kanë qenë kundër formimit të dhomave të specializuara por që ata kanë qenë kundër formës së krijuar për dhomat e specializuara.

“Ne kemi kërkuar që të futet ligji që këto dhomat e specializua që të ndjekin të gjitha krimet e kryera në Kosovë pavarësisht nga kush janë kryer krimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se avokatin e tij nga Kosova është dashur ta fus në listën e vizitorëve si familjarë i tij.

 

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.