Haradinaj i teston aftësitë në drejtimin e buldozherit - VIDEO

Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni AAK – PSD i ka testuar aftësitë e tij në drejtimin e një buldozheri.

Ramush Haradinaj është parë sot i hipur në buldozher në përurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Bërnicë të Prishtinës.

“Sportistët e Kosovës meritojnë tërë vëmendjen tonë. Nisja e qendrës së re sportive për FC Prishtina në Bërnicë është lajm i mirë për të gjithë futbolldashësit. Lajme të tilla do kemi edhe më tutje për zonat tjera. Ambasadorët tonë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i joni t’ua ofrojmë kushtet më të mira”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Të pranishëm në përurimin e këtij stadioni të futbollit kanë qenë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ish boksieri Luan Krasniqi dhe personalitete nga fusha e sportit.

Qendra e re sportive e FC Prishtina në Bernicë

Sportistët e Kosovës meritojnë tërë vëmendjen tonë. Nisja e qendrës së re sportive për FC Prishtina në Bërnicë është lajm i mirë për të gjithë futbolldashësit. Lajme të tilla do kemi edhe më tutje për zonat tjera.Ambasadorët tonë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i joni t’ua ofrojmë kushtet më të mira.RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Samedi 14 septembre 2019