Haradinaj i reagon Bërnabiqit: Pretendimet territoriale të Serbisë e kanë bllokuar dialogun

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një postimit në Facebook ka reaguar pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është “vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë”.

Sipas Haradinajt, dialogun Kosovë- Serbi, nuk e ka bllokuar taksa, por pretendimet territoriale,

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”, ka shkruar Haradinaj.