Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj i kërkon Kurtit që të sqaroj deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta përgënjeshtroj deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Uashington është juridikisht e pavlerë.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte deklaruar në mes tjerash se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, e nënshkruar nga qeveria Hoti – “nuk ka vlerë dhe natyrë juridike”, duke shtuar se ajo asnjëherë nuk është shkuar në Kuvend për votim.

Haradinaj sot, i ka kërkuar Kurtit që ta përgënjeshtroj zëdhënësin e tij ose në të kundërtën kryeministri merr përgjegjësinë për rrezikimin e partneritetit me Amerikën.

“Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?