Haradinaj i gatshëm ta takojë Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, sado që tha se nuk e sheh partinë e tij si pjesë të një qeverie të ardhme me Kurtin kryeministër.

“Do ta kisha takuar në çdo kohë z. Kurti. Ne jemi opozitë, nuk e shohim veten pjesë e qeverisë Kurti”, tha Haradinaj pas një mbledhjeje të qeverisë të mbajtur sot.

Por Haradinaj ka thënë se qeveria e tij po e bën detyrën duke qenë në detyrë tash e pesë muaj.

“Përkundër vonesave politike, funksionimi po ndodh”, tha Haradinaj.